Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar anulimin e vendimit të Qeverisë për dhënien e 53 milionë eurove shtesë kompanisë “Bechtel & Enka”, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë se sipas informacioneve që ata kanë, ende nuk është nënshkruar kontrata në lidhje me këtë vendim të Qeverisë, e sipas tij nëse nuk është nënshkruar duhet që vendimi të anulohet.
Ai thotë se nëse është nënshkruar organet e drejtësisë duhet t’i gjejnë fajtorët për dëmin prej 53 milionë eurove që i kanë shkaktuar buxhetit të vendit.
“Në bazë të informacioneve që qarkullonte në Kuvend në ditën e votimit të Rezolutës ende nuk është lidhë kontratë në lidhje me këtë vendim të Qeverisë, i bije që ka ende kohë që shkelja dhe dëmi të parandalohen duke u anuluar ky vendim, por edhe pse ekziston një mundësi e tillë ne nuk besojmë që kjo Qeveri do të mund të ndërmarrë diçka të tillë. Ata nuk e kanë vullnetin dhe janë tepër të vendosur që ta shtyjnë para këtë vendim, prandaj ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta marrë situatën në dorë, të hetojë dhe të parandalojë procedimin e mëtejme të vendimit, duke e anuluar dhe duke e pamundësuar kontratën në lidhje me këtë vendim. Në rast se është nënshkruar deri më tani kontrata lidhur me këtë vendim, atëherë, organet e drejtësisë duhet të veprojnë drejt hetimit dhe sjelljes para drejtësisë të fajtorëve në lidhje me këtë vendim”, tha ai.
Aliu deklaroi se me 53 milionë euro janë shumë të vlefshme për shtetin e Kosovës. Ai madje tha se me këto para do të mund të ndërtoheshin 20 çerdhe, 10 shkolla fillore, 5 shkolla të mesme dhe 5 qendra të mjekësisë familjare.
Deputeti i Vetëvendosjes ka folur edhe për mos miratimin e rezolutës së paraqitur nga ata, LDK dhe PSD në Kuvend, përmes të cilës kanë kërkuar që të anulohet vendimi për aprovimin e kërkesës së konzorciumit “Bechtel & Enka” për ndarjen e jetëve me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për vazhdimin e ndërtimit të autostradës në shumën prej 53 milionë euro.
“Kërkesat e kësaj rezolute ishin shumë të qarta, ato lidheshin me transparencë, parandalimin e dëmit që i shkaktohet buxhetit të Kosovës, si dhe me korrigjimin e shkeljeve ligjore. Kjo rezolutë për bindjen tonë ka qenë një mundësi e mirë për Qeverinë Haradinaj që ta hiqte nga vetja barrën e shkeljes duke marrë një vendim të kundërligjshëm. Madje, gjatë debatit kryeministri Haradinaj deklaroi vetë që Kuvendi do të duhej të merrte përgjegjësinë dhe ta anulonte vendimin dhe ai do të ishte i gatshëm ta zbatonte, por, deputetët e subjektit të cilin ai e drejton e votuan këtë rezolutë kundër. Mos kalimi i rezolutës dhe kokëfortësia e Qeverisë që ta shtyjë para këtë vendim edhe përkundër të qenit të vetëdijshëm për shkeljet është shqetësuese tej mase dhe neve na obligon që të veprojmë”, tha Aliu.
Rezoluta e tri partive opozitare, LVV, LDK dhe PSD, përveç që kërkonte të anulohej vendimi, kërkonte që pas anulimit Qeveria të fillojë procedurat për përcaktimin e kostos së re për zgjatjen e fatit të përfundimit të punimeve në përputhje me ligjet në fuqi dhe kontratën.
Po ashtu, kërkohej që Ministria e Infrastrukturës të sillte në Kuvend për deputetët, dosjen e plotë të fizibilitetit për ndërtimin e autostradës, kontratën me Bechtel Enkën, pasqyrën e pagesave nga thesari për çdo këst, letërkëmbimin, kërkesat dhe përgjigjet midis Qeverisë dhe Bechtel Enkës për borxhin e pretenduar.
E në rast se kjo rezolutë do të miratohej, Qeveria do të duhet që në Kuvend të paraqesë me shkrim arsyet e pagesës së 53 milionë eurove shtesë për këtë projekt, si dhe të publikonte në faqet zyrtare pjesët e pasanksionuara të kontratës dhe dokumenteve tjera të kësaj autostrade. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët