LAJMI I FUNDIT:

Vendi ka nevojë për reformë demokratike

Vendi ka nevojë për reformë demokratike

Politologu Ramush Tahiri ka thënë se duhet të hapet dialog i brendshëm për gjetjen e zgjidhjeve në vend.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se kriza politike në Kosovë po ashpërohet dhe dallimet sociale.

‘Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt në kahun: një qytetar, një votë (jo pesë si është tash), të bëhen më shumë zona zgjedhore (jo një sa ishte deri tash në të gjitha zgjedhjet)”, ka deklaruar Tahiri.


Ai ka shtuar se edhe presidenti i vendit duhet të zgjedhet drejtpërdrejt nga populli.

Duke folur për koalicionin PDK-LDK, Tahiri ka thënë se koalicionet e mëdha e mbysin demokracinë, por mund të jenë më efektive në marrjen e vendimeve madhore.

Tahiri ka vlerësuar se në Kosovë nuk ka profilizim të partive politike dhe kjo e humb kuptimin e garës politike.

Politologu Tahiri mendon se shteti i Kosovës nuk mund të ketë subjektivitet të plotë e as sovranitet pa e përmbyllur mandatin e misioneve ndërkombëtare në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori