LAJMI I FUNDIT:

Vendet ku mund të shkojnë pa asnjë masë kufizuese të vaksinuarit kundër COVID-19

Vendet ku mund të shkojnë pa asnjë masë kufizuese të vaksinuarit kundër COVID-19

Pavarësisht se bota po jeton ende nën pushtimin e COVID-19, vaksina duket si shpresa më e madhe për t’ju kthyer jetës së mëparshme

Në pjesën më të madhe të vendeve ka nisur vaksinimi i grupeve më të rrezikuara nga virusi, gjë e cila ka bërë që disa destinacione udhëtimi të heqin dorë nga masat kufizuese vetëm për njerëzit e vaksinuar, shkruan CNN.

Ku mund të udhëtojnë ata që kanë marrë plotësisht dozën e vaksinës kundër Covid-19?


1. Qipro

Që në dhjetor, Qipro ishte destinacioni i parë që njoftoi për heqjen e karantinës për të gjithë udhëtarët e vaksinuar. Mjafton vetëm një provë nga ana e turistëve që tregon se vaksina është bërë dhe do të mund të qëndrojnë lirisht pa qenë nevoja e një testi apo rezultati PCR-je.

2. Estonia

Ky vend evropian gjithashtu pranon njerëz të cilët janë vaksinuar kundër Covid-19 pa asnjë lloj mase kufizuese.

3. Gjeorgjia

Edhe Gjeorgjia ka vendosur të heqë çdo masë për qytetarët e vaksinuar. Vizitorët që kanë marrë të dy dozat mund të futen lirisht në vend pa qenë nevoja për një test PCR-je. Ata që nuk janë vaksinuar ende duhet të kenë me vete një test negativ PCR të marrë 72 orë para udhëtimit.

4. Islanda

Duke filluar nga 1 maji, udhëtarët e vaksinuar nga vendet e Evropës do të mund ta shmangin karantinën dhe s’do të kenë nevojë për një test PCR-je për në Islandë.

5. Polonia

Turistët evropianë mund ta vizitojnë Poloninë pa qenë nevoja për karantinën 10 ditore nëse vërtetojnë që janë të vaksinuar, citon Anabel.

6. The Seychelles

Nëse jeni vaksinuar mund ta shijoni ishullin pa qenë nevoja për karantinë apo ndonjë analizë tjetër që vërteton se jeni negativë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kalo në kategori