LAJMI I FUNDIT:

Vendet evropiane ngrijnë kërkesat siriane për azil

Vendet evropiane ngrijnë kërkesat siriane për azil

Gjermania, Franca, Austria dhe shtetet nordike janë ndër disa vende, që kanë pezulluar të gjitha kërkesat për azil në pritje nga sirianët.

Berlini dhe qeveritë e tjera kanë thënë se po vëzhgonin zhvillimet e shpejta në Damask, por Austria ka sinjalizuar se së shpejti do të dëbojë refugjatët në Siri, një ditë pasi presidenti Bashar al-Assad u rrëzua nga rebelët sirianë.

Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, gjithashtu thanë të hënën se po pezullonin shqyrtimin e kërkesave për azil nga refugjatët sirianë, transmeton Telegrafi.


Lufta civile detyroi miliona sirianë të largoheshin nga vendi. Ata ishin një pjesë e madhe e më shumë se një milion njerëzve që shkuan në Gjermani dhe Austrinë fqinje, gjatë krizës evropiane të migracionit të 2015 dhe 2016.

Gjermania ka pranuar pothuajse një milion sirianë, me pjesën më të madhe të mbërritur në 2015-16 nën ish-kancelaren e vendit Angela Merkel.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, ka thënë se shumë refugjatë sirianë “tani më në fund kanë shpresë për t’u kthyer në atdheun e tyre sirian”, por paralajmëron se “situata në Siri është aktualisht shumë e paqartë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori