Vendet e shtatë vendeve më të industrializuara në botë, të njohur si G7, kanë marrë vendim për ndalimin e importeve të drejtpërdrejta të diamanteve ruse që nga 1 janari.

Kufizimet për importet indirekte të gurëve të çmuar do të zbatohen më 1 mars, thanë anëtarët në një deklaratë këtë mbrëmje, raporton skynews.


G7 ka diskutuar plane të ndryshme për të ndaluar diamantet ruse që të arrijnë në tregjet e tyre. Mbretëria e Bashkuar, anëtare e grupit, tashmë ka ndaluar importin që nga muaji maj.

Vendimi u morr sot pas një takimi virtual të udhëheqësve të G7, ku mori pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësit përsëritën angazhimin e tyre të palëkundur për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/