LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit Avdimetaj do të boksojnë nëntor

Vëllezërit Avdimetaj do të boksojnë nëntor

Krahas emrave të njohur të boksierëve të njohur shqiptarë në arenën botërore, tani do t’i kemi edhe dy boksierë kosovarë. Bëhet fjalë për dy vëllezërit nga Strellci i Deqanit, Safet dhe Musa Avdimetaj. Karriera e dy vëllezërve kosovarë ka shumë të përbashkëta dhe se që të dy garojnë bashkë.

Safeti është 23 vjeçar dhe ka statistika fantastike deri tani. Nga 115 ndeshje nga amatorizmi dhe profesionalizmi, ai ka arritur të fitoi plot 104 përballje. Se Safeti është i lindur për boksier, është koiçidencë është ditëlindja e tij që përkon në të njëjtën ditë me ditëlindjen e Wladimir Klitschkos.

Safeti që njihet më nofkën ‘Toni Kraf’t ka arritur të fitojë deri tani titullin e Gjermanisë në DBD, titullin e kampionit të botës në VBC ku shquhet për stilin e tij prej një luftëtari të madh.


Mjaft i suksesshëm është edhe vëllai i tij, Musaja që njihet me nofkën ‘James Kraft’. Ai ka arritur që nga 79 meçe të karrierës nga amatorizmi deri te profesionalizmi që të fitojë plot 71 përballje. Musaja është kampion në kategorinë gjysëm të rëndë dhe shquhet për teknikën e madhe që ka, transmeton IndeksOnline.

Para dy boksierëve kosovarë janë tani dy përballje mjaft të rëndësishme për karrierën e tyre. Me 5 nëntor ata në ring do të kenë përballë dy boksierë mjaft perspektiv.

Safeti do të përballet me afrikanin, Abdulla Paziwapazi që regjistron deri më tani 15 fitore në 15 përballjet e tij ndërsa Musa do të sfidohet nga Kassim Ouma që llogaritet si një boksier me të ardhme të madhe në boks. Transmetimi i këtyre meçeve do të bëhet edhe në gjigantin televiziv, Sky.

Prapa suksesit të tyre qëndron edhe babai i dy boksierëve, Naim Avdimetaj, që është njeriu më meritor për të arriturat e tyre për shkak të mbështetjes që iu ka dhënë që nga fëmijëria e tyre.

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Serie A
Kalo në kategori