LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznmi merr fitoren e shtatë në elitë, mposht Istogun

Vëllaznmi merr fitoren e shtatë në elitë, mposht Istogun

Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e shtatë në këtë edicion, ku ka mundur Istogun me rezultat 82:67 (27:17, 15:24, 16:14, 24:12), në javën e 13-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi prej 15 pikësh, 19:4, derisa çerekun e parë e fituan 27:17. Por, kundërpërgjigja e istogasve erdhi menjëherë në periudhën e dytë, ku pjesa e parë përfundoi 42:41.

Perioda e tretë ishte e barabartë, por në dhjetë minutat e fundit, kur u vendos loja, kuqezinjtë ishin më të mirë dhe fituan 82:67.


Te Vëllaznimi u dalluan Burim Zekiqi me 19 pikë, Myreon Jones me 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Jordan Dallas me 11 pikë e 12 kërcime, kurse te Istogu më i miri ishte Tyres Prince me 17 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

Vëllaznimi numëron shtatë fitore e gjashtë humbje, derisa Istogu një fitore e 12 humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori