LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi fiton pas vazhdimeve ndaj Bashkimit

Vëllaznimi fiton pas vazhdimeve ndaj Bashkimit

Në një ndeshje interesante, që u vendos në vazhdime, Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 78:67 (17:9, 18:22, 18:16, 12:18, 13:2), në javën e nëntë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 17:9, derisa në periudhën e dytë, mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, 18:22, për të shkuar në pushim me shifrat 35:31.

Kuqezinjtë në pjesën e dytë kishin epërsi deri në 12 pikë, por në fund të çerekut të tretë u rikthyen prizrenasit, ku shifrat pas 30 minutash ishin 53:47. Në dhjetëminutëshin e katërt, u zhvillua lojë e barabartë, duke përfunduar 65:65, ku asnjëra skuadër nuk arriti të fitonte, duke bërë që takimi të shkojë në vazhdime, ku shkëlqyen vendasit 13:2 dhe fituan sfidën 78:67.


Më i miri te vendasit ishte Michael Nuga me 25 pikë, katër kërcime e tri asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Lejson Zeqiri me 19 pikë.

Vëllaznimi ka katër fitore e pesë humbje, ndërsa për Bashkimin është humbja e dytë radhazi pas shtatë fitoreve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori