LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi fiton derbin e hendbollit ndaj Rahovecit me dy gola epërsi

Vëllaznimi fiton derbin e hendbollit ndaj Rahovecit me dy gola epërsi
(Foto: kosovahandball.info)

Ndeshje interesante dhe me rivalitet është luajtur të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Janë takuar Rahoveci e Vëllaznimi, në kuadër të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve.

Fitore me rezultat 33-31 ka shënuar Vëllaznimi i Gjakovës. Për Vëllaznimin është fitorja e parë. Për Rahovecin humbja e dytë.

Prej fillimit ndeshja ishte e barabartë. Në pjesën e parë epërsia ishte herë në njërën e herë në anën tjetër. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16-15 për Vëllaznimin.


Lojë e barabartë vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Por në fund më të fokusuar ishin gjakovarët, ndërsa ndikoi edhe përvoja e Vëllaznimit në Superligë. Megjithatë rahovecasit kanë dhënë sinjale se janë skuadër serioze dhe me pretendime në Superligë.

Alban Haziri i shënoi 10 gola për Rahovecin, ndërsa 7 i kishte Besmir Kusari.

Florian Rexha ishte më efikasi te Vëllaznimi me 8 gola. 5 gola i shënoi Çlirim Rama.

Po të dielën, Llapi fitoi bindshëm, 36-27, ndaj Drenicës. Për Llapin është fitorja e tretë. Për Drenicën humbja e dytë.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori