LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i Tyson Furyt, Tommy e nokauton kundërshtarin për 62 sekonda

Vëllai i Tyson Furyt, Tommy e nokauton kundërshtarin për 62 sekonda

Vetëm 62 sekonda iu dashen Tommy Furyt që ta nokautonte kundërshtarin në kategorinë lehtësisht të rëndë.

Boksieri britanik që është vëllai i Tyson Furyt e ka nokautuar Przemyslaw Binienda për ta fituar kështu meçin me lehtësi.

20-vjeçari nuk kishte zhvilluar asnjë meç që prej muajit mars, pasi ishte pjesë e shout televiziv “Love Island”.


Dhe kundër Binienda, i cili u fut në këtë meç me një rekord tejet negativ prej 26 humbjeve nga 28 ndeshje, Tyson e nisi furishëm duke e rrëzuar në dysheme me një të djathtë të fortë pas vetëm 20 sekondave.

Britaniku e rrëzoi polakun edhe një herë para se gjyqtari ta ndërpriste meçin.

Fury u stërvit nga babai i vet për këtë meç, i cili ishte i treti për të në karrierën profesionale. /Telegrafi/