LAJMI I FUNDIT:

​Veliu takon menaxherët e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike

​Veliu takon menaxherët e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike

Përgatitjet për fillimin e zbatimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe realizimi i procedurave teknike përmes Sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore, ka qenë temë diskutimi në takimin e sotëm ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe menaxherëve të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike.

Nga 29 aktet nënligjore që kërkohet të përgatiten për zbatim të Ligjit për Zyrtarët Publikë, MPB-ja deri më tani ka përgatitur tri akte nënligjore që janë nënshkruara nga ministri i MPB-së dhe shtatë të tjera të miratuara nga Qeveria.

Ligji për Zyrtarët Publikë, përveç fushëveprimit, mënyrës së zhvillimit të procedurave konkurruese dhe përzgjedhëse, obligon që të gjitha procedurat e menaxhimit të zhvillohen përmes sistemit elektronik. MPB-ja për këtë qëllim ka përshtatur sistemin, sipas kërkesave të reja ligjore.


Krahas këtyre zhvillimeve si ligjore dhe teknike, ministri Veliu i njoftoi të pranishmit se procedurat e brendshme, si lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë mund të fillojnë të realizohen, ashtu siç e parasheh ligji.

Duke ditur se proceset në menaxhimin e burimeve njerëzore, sidomos ato të pranimit në shërbimin civil ndryshojnë dukshëm nga ato që ishin deri më tani, MPB-ja, posaçërisht departamenti përkatës është duke punuar që deri në përmbylljen e këtyre procedurave të brendshme rekrutuese të përgatitet edhe për zhvillimin e procedurave të jashtme, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori