LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e kënaqur me zbatimin e masave anti COVID-19 nga qytetarët dhe bizneset

Qeveria e kënaqur me zbatimin e masave anti COVID-19 nga qytetarët dhe bizneset

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka mbajtur sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Sipas njoftimit, në takim është biseduar rreth koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me COVID 19, transmeton Telegrafi.

“Gjatë takimit u vlerësua se ka një trend të mirë të zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve, që ka ndikuar direkt në numrin më të vogël të qytetarëve të infektuar. Po ashtu u vlerësua puna e shkëlqyer e Policisë së Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, në zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës dhe u kërkua njëkohësisht nga të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e Institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim thuhet se Policia e Kosovës së bashku me Inspektorët janë duke vazhduar aktivitetet në tërë territorin e Republikës së Kosovës me orar të zgjatur, ndërsa Policia e Kosovës ka angazhuar 4 mijë pjesëtarë për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori