Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka inspektuar punimet në ndërtimin e objektit të Qendrës për Grumbullimin dhe Ruajtjen e Pemëve dhe Perimeve, e cila po ndërtohet në fshatin Sfeçël të Podujevës.
Sipas një njoftimi, gjatë vizitës që i bëri objektit në ndërtim të Qendrës për Grumbullimin e Pemëve dhe Perimeve në Sfeçël, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu u shpreh i kënaqur me rrjedhën e deritanishme të punimeve të objektit që është në fazën finale.
Po sipas njoftimit, kryetari Veliu foli për rëndësinë që ka ndërtimi i një qendre të tillë për fermerët, duke pasur parasysh se numri i kultivuesve të pemëve dhe perimeve në Llap është në rritje.
“Ky projekt është i rëndësisë së veçantë për faktin se do të krijojë vende të reja pune dhe do të jetë vendi ku kultivuesit pemëve dhe perimeve të Llapit dhe Gollakut do të mund t’i deponojnë produktet e tyre”, citohet të ketë thënë kryetari Veliu.
Sipas Veliut, ky projekt po realizohet falë bashkëfinancimit të Komunës së Podujevës dhe Komisionit Evropian, ku Komuna merr pjesë me 13 % të mjeteve, kurse vlera totale e projektit është 486 mijë euro.
Menaxheri i këtij projekti, Bedri Sylejmani, e njoftoi kryetarin Velliu me rrjedhën e punimeve, për të cilat tha se pritet të finalizohen në muajin nëntor.
Ai foli edhe për aktivitetet përcjellëse që parashihen në kuadër të këtij projekti, siç janë:
përgatitja e video dokumentarit për projektin, dizajnimi i web-faqes, furnizimi me kontejnerë për mbeturina, broshura informative bujqesore, katalogje bujqësore dhe organizimi i trajnimeve për kultivimin e pemëve dhe perimeve.
Për kompletimin e punimeve dhe funksionalizmin e të Qendrës për Grumbullimin e Pemëve dhe Perimeve ka mbetur të bëhet edhe vendosja e pajisjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa