Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë për një vizitë në Lozanë, ku ndodhet qendra botërore e Komitetit Olimpik dhe 55 federatave botërore të sportit.
Ai ishte i ftuar nga homologu i tij, Gregoire Junod, me qëllim rritjen e shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve.
Gjatë takimit me homologun e tij në Lozanë, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana synon të kthehet në një qendër rajonale të Ballkanit. “Duam ta kthejmë Tiranën në një qendër rajonale të Ballkanit, ku shumë prej korporatave dhe institucioneve ndërkombëtare të sjellin selitë e tyre. Më vjen mirë që kemi hedhur disa hapa konkrete në bashkëpunimin me qytetin e Lozanës sepse duam të mësojmë nga më të mirët, sidomos në fushën e aktiviteteve sportive”, tha Veliaj.
Dy homologët diskutuan rreth bashkëpunimit për të hartuar një projekt të sportit në komunitet dhe për të inkurajuar shumë prej të rinjve në Tiranë, që në vend të kafeneve dhe të lojërave të fatit, të merren me aktivitete sportive. “Lozana është shtëpia e sportit botëror, jo vetëm e komunitetit olimpik, por këtu ka rreth 55 federata. Lozana ka adoptuar fare mirë shumë prej praktikave të sportit në komunitet, për ta kultivuar atë edhe nëpër lagje, sidomos tek të rinjtë. Ky është shembulli që duhet të ndjekë edhe Tirana”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Lozanës, Grégoire Junod, u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim konkret me Tiranën, jo vetëm në fushën sportive, por edhe në çështjet kulturore.
Ndërkaq, gjatë vizitës së tij në Lozanë, kreu i Bashkisë së Tiranës zhvilloi edhe një takim me komunitetin shqiptar që punon dhe jeton atje, si dhe me përfaqësues të politikës dhe të komunitetit të biznesit. Veliaj bëri një prezantim të punës së bërë për transformimin e Tiranës dhe të projekteve për zhvillimin e turizmit. Ai u shpreh i kënaqur për integrimin e komunitetit shqiptar dhe ruajtjen e kulturës dhe të traditave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri