Aktori i njohur nga Shqipëria, Koço Devole, ka vdekur sot në moshën 75 vjeçare nga COVID-19.

Vdekja e tij ka tronditur dhe prekur të gjithë, duke qenë se shquhej si një nga yjet e kinematografisë shqiptare.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së fundmi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Devole, duke e cilësuar si një emblemë të humorit shqiptar.

"Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. Ai ishte emblema e humorit shqiptar, na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot".

"U prehsh në paqe. Ngushëllime familjes", ka shkruar Veliaj në postimin e tij.

bcde9f8ec6066c2b88d453c387eabeab Foto: YouTube

Koço ishte pjesëmarrës në shumë filma e shfaqje televizive, por së fundmi ka qenë pjesë e komedisë "2 Gisht Mjaltë". /Telegrafi/