Qyteti i Velesit në Maqedoninë e Veriut sërish është aktualizuar tani para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngjashëm sikur në zgjedhjeve e vitit 2016, kur u bë i njohur për shkak të menaxhimit me faqet e internetit që synonin audiencën konservatore amerikane. Disa prej faqeve të internetit, pas zgjedhjeve të SHBA më 2016, në të cilat fitoi Donald Trump, pushuan së funksionuari, por ndërkohë u shfaqën faqe të reja.
Misioni i tyre, siç thuhet në përshkrimin e njërës prej këtyre faqeve të internetit, është që të raportojnë mbi lajmet që nuk publikohen nga mediat kryesore. Në frymën e lajmeve të tyre janë emrat e tyre si “Konservatorë përgjithmonë” ose “Luftëtarë konservatorë” apo “Conservativeforever.com” dhe “Conservativefighters.org”.
Megjithëse njerëzit që qëndronin pas këtyre faqeve u përpoqën të fshehin identitetin e tyre duke hapur emaile në Shtetet e Bashkuara, organizata “Partneriteti për Integritetin Zgjedhor” zbuloi se ata vinin nga qyteti Velesit në Maqedoninë e Veriut, po kopjonin përmbajtje nga faqet e tjera amerikane, me qëllimin të përfitimeve financiare. Sipas organizatës, ata tani përdorin rrjetin social “Parler”, që konsiderohet si një platformë e krahut të djathtë dhe që ka qindra mijëra përdorues në Shtetet e Bashkuara për të tërhequr vizitorë të konsiderueshëm në faqet e tyre të internetit.
Trajçe Arsov, punon si avokat në Shkup, ndërsa nga viti 2015 drejton faqen e internetit “USApoliticstoday.org”.
Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se tani tema me të ashtuquajturat faqet e Velesit, po ringjallet në mënyrë që të hedhin dyshime mbi zgjedhjet amerikane, megjithëse, siç thekson ai, ky nuk është qëllimi i tyre.
“Është interesante është fakti se tani publiku vazhdimisht pyetet nëse qytetarë e Velesit po përgatiten për zgjedhjet. Kjo nuk është e saktë. Asnjë nga faqet që janë krijuar në Veles më parë dhe tani, nuk janë bërë për shkak të zgjedhjeve në SHBA. Kjo sepse ato panë disa interesa financiare. Këto faqe për të cilat po flitet tani, e kanë origjinën nga viti 2018,” thotë Arsov.
Sipas tij, është absurde të akuzosh vetëm maqedonasit dhe faqet e tyre për ndërhyrje në zgjedhje, sepse në një situatë të tillë duhet të fajësohen edhe media të tjera që raportojnë për Shtetet e Bashkuara dhe vijnë nga vendet e tjera. Tani, ndryshe nga e kaluara, siç thekson Arsov, pranohet fakti se nuk bëhet fjalë për lajme të rreme, por për përmbajte që ritransmetohet nga faqe tjera të internetit.
“Kështu ishte edhe në vitin 2016, kur të gjithë postonin artikuj të krijuar në mediat kryesore, veçanërisht ato konservatore. Të gjithë atëherë raportonin se lajmet e rreme po shkruheshin në Veles. Së pari, askush në Veles nuk e di politikën e vërtetë në Amerikë për të krijuar politikë ose lajme të rreme…Tani këtu nuk ka asnjë lajm të rremë, kishte vetëm interes financiar për të ribotuar lajmet e njerëzve të tjerë”, tha Arsov.
Në Maqedoninë e Veriut publikimi i lajmeve të rreme nuk sanksionohet me Kodin Penal. Nga Prokuroria Publike thanë për Radion Evropa e Lirë se në rastin konkret nuk mund të flitet për ndonjë vepër penale që të mund të vepronin sipas detyrës zyrtare.
Faqja e internetit e Trajçe Arsovit funksionin çdo ditë në pesë vjetët e fundit dhe siç thotë, punon profesionalisht. Nga 15 mijë përmbajtjet e botuara deri më tani, sipas tij, mund të gjesh disa që janë të dyshimta dhe me teori konspirative, por ato sipas tij nuk duhet të shpërbejnë që e gjithë puna e bërë të karakterizohet me përhapjen e lajmeve të rreme dhe ndërhyrje në zgjedhje në interes të presidentit amerikan, Donald Trump.
Arsov thotë se përmbajtje të diskutueshme mund të gjenden në pothuajse çdo media dhe faqet kanë për qëllim audiencat konservatore, pasi të tilla mungojnë në tregun mediatik amerikan.
Arsov nuk përjashton mundësinë që në vitin 2016 ata mund të kenë ndikuar në një farë mënyre te votuesit për të rritur vlerësimin e presidentit Trump, sepse në atë kohë kishte shumë faqe me përmbajtje konservatore. Por tani, është ndryshe, sepse siç thotë ai, Trump ka një vlerësim më të lartë në këtë fushatë elektorale sesa katër vjet më parë.
Ekspertët thonë se lajmet e rreme dhe dezinformata kanë ekzistuar gjithmonë, por tani me internetin dhe mediat sociale, lajmi qarkullon nëpër botë në sekonda.
Sipas tyre, ky është një avantazh i madh, por edhe një rrezik, nëse nuk ndërhyhet menjëherë, pasi mund të krijojnë konfuzion dhe të ndikojnë në procese të caktuara. Që nga viti 2016, rrjetet sociale po marrin masa shumë më të mëdha për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme.
“Kur bëhet fjalë për kopjimin dhe shpërndarjen e një informacioni të tillë, është shumë e rëndësishme të gjesh burimin e lajmit të rremë. Pra, së pari duhet të ndaloni atë që është burimi i lajmeve të rreme ose fillimi i zinxhirit të përhapjes së këtij lloji të informacionit. Sa i përket Maqedonisë së Veriut ose Velesit, sa më i varfër të jetë vendi dhe sa më shumë ka nevojë që të rinjtë të fitojnë para, aq më të prekshëm do të jemi nga ky fenomen. Mendoj se na duhet një fushatë më e gjerë për të bërë një strategji të plotë për të ofruar mënyra më të mira përfitimi për të rinjtë dhe jo ata të jenë në shënjestër të kritikave apo dënimeve pasi interneti ofron shumë mënyra për të fituar para legalisht”, tha specialisti i marrëdhënieve me publikun dhe mediat e reja, Bojan Kordalov./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës