Vedat Muriqi fiton Çmimin Special 2019

13:"SHPEND AHMETI
Komiteti Olimpik i Kosovë (KOK) ka ndarë çmimet kryesore të vitit 2019 në një ceremoni të mbajtur sot (e enjte) mbrëma.
Çmimin Special 2019 e fiton futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi.
Sulmuesi shtatlartë shënoi katër gola në ndeshjet kualifikuese për evropianin 2020.

Forma e tij e mirë me Kosovën dhe klubin Rizespor, bëri që në verë të transferohet tek gjiganti turk, Fenerbahce, klub me të cilin po shkëlqen në futbollin turk.
Në mungesë të Vedatit, çmimin e pranuan familjarë të tij. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































