Futbolli brazilian është sërish në zi, pas ndarjes nga jeta të Roberto Dinamite.

Dinamite luajti 38 herë për Brazilin dhe pati një periudhë të shkurtër në Evropë me Barcelonën.


Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Vasco da Gama dhe 190 golat e tij janë më të shumtët në historinë e ligës braziliane.

Ish-lojtari i Brazilit, Roberto Dinamite, ka vdekur në moshën 68-vjeçare

Vdekja e Dinamite vjen vetëm disa ditë pas vdekjes së ikonës braziliane Pele.

Federata braziliane nderoi Dinamite, duke shkruar në një deklaratë: “Me keqardhje, CBF mban zi për vdekjen e Roberto Dinamite, një prej sportistëve më të mëdhenj në futbollin brazilian”.

“Për kombëtaren braziliane, ish-lojtari shënoi 25 gola dhe ishte golashënuesi më i mirë në sezonin e Brazilit (vendin e dytë në) Copa America 1983”.

Roberto Dinamite

“Ai ka luajtur edhe në Kupat e Botës 1978 dhe 1982. Ju do të jeni gjithmonë pjesë e historisë sonë të futbollit”.

"Faleminderit për gjithçka, Roberto. Pusho në paqe", thuhet në deklaratën e tyre ngushëlluese. /Telegrafi/

telegrafi sport app