Lars Larsen, themeluesi i Jysk, vdiq sot në moshën 72-vjeçare.

Miliarderi danez vdiq në shtëpi në Silkeborg, në perëndim të Danimarkës, dy muaj pasi u diagnostikua me kancer të mëlçisë, duke e bërë atë të tërhiqej nga posti i presidentit të kompanisë.


Larsen, një nga njerëzit më të pasur në Danimarkë, themeloi Jyskun në vitin 1979 dhe kompania së shpejti përjetoi një zgjerim të madh, raporton Forbes.

untitled 1 19

Jysk ka 2.800 dyqane në 52 vende në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi duke përfshirë edhe Kosovën.

Llogaritet se ka 23 mijë njerëz të punësuar. Pasuria e tij vlerësohet në 4.4 miliardë dollarë.

Djali i tij, 47-vjeçari Jacob Brunsborg e ka pasuar në muajin qershor të atin në postin e presidentit të kompanisë. /Telegrafi/