Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një person, i cili ditë më parë ishte rrëzuar në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur në Suharekë.


“Lëndim i rëndë trupor, me pasojë vdekjen në vendin e punës... Suharekë / 18.06.2025 – 12:15. Më datën e lartcekur viktima mashkull kosovar dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës me ç’rast është dërguar për tretman mjeksor, ndërsa me datën 23.06.2025 është raportuar se I njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftim.

Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML. /Telegrafi/