LAJMI I FUNDIT:

Vdes nga coronavirusi edhe një deputet iranian

Vdes nga coronavirusi edhe një deputet iranian

Fatemeh Rahbar është politikania që në zgjedhjet e fundit, fitoi mandatin e deputetes për në parlamentin e Iranit, që ka vdekur si pasojë e coronavirusit.

Zyrtarët shtetërorë iranianë, kanë bërë të ditur se 55-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetonte sëmundjes dhe ka vdekur në një spital të Teheranit, ku i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor, transmeton Telegrafi.

Ajo është bërë deputetja e dytë e iraniane, që vdes nga coronavirusi, epidemi e cila në fillim të javës ia kishte shkaktuar vdekjen deputetit Ali Ramazani.


Deputetja Rahbar, e cila nuk i mbijetoi coronavirusit

Në raport, është thënë se edhe bashkëshorti i Rahbar, djali, vajza dhe dhëndri saj janë të sëmurë me këtë sëmundje. Deri më tani, me coronavirus janë diagnostikuar 18 deputetë, mirëpo Rahbar nuk ka qenë në asnjëherë seancë parlamentare dhe nuk ishte takuar me asnjërin prej tyre.

Irani kërcënon se do të përdorë forcën për t’i ndaluar banorët të udhëtojnë nga njëri qytet në tjetrin, nga frika se mund të përhapin coronavirusin
Lexo po ashtu Irani kërcënon se do të përdorë forcën për t’i ndaluar banorët të udhëtojnë nga njëri qytet në tjetrin, nga frika se mund të përhapin coronavirusin

Si politikane konservative, Rahbar kishte shërbyer në tri mandate nga viti 2004 deri më 2016, ndërsa në zgjedhjet e fundit kishte fituar 780 mijë vota, duke u renditur në pozitën e 13 të listës së deputetëve më të votuar.

Gjatë ditës së sotme, Irani ka njoftuar se do të përdorë forcën për t’ju ndaluar banorëve që të udhëtojnë nga njëri qytet në tjetrin, nga frika e përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Botë
Kalo në kategori