Vdes murgesha që kishte kontest pronësor dhe kishte paditur Katy Perryn.

Një murgeshë, e cila kishte paditur yllin e muzikës Pop për blerjen e manastirit në Los Angelos, vdiq në sallën gjyqësore pas një sulmi në zaemër.


Kryepeshkopi Jose H. Gomez tha se murgesha 89-vjeçare Catherine Rose Holzman vdiq të premten, njoftoi AP.

http 2F2Fprod.static9.net .au2F 2Fmedia2F20182F032F112F132F012FSister Holzman and Sister Callanan

Disa orë para se të vdiste, ajo foli për televizionin "KT", ku kundërshtoi vendimin e gjykatës për ta lejuar shitjen manastirin e Los Felizit.

Katy Perry është pranë blerjes së një pronë prej tetë mijë hektarësh dhe ndërtesa të stilit romak për 14.5 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, sipas agjencisë, murgeshat u përpoqën ta shisnin manastirin tek një blerës tjetër, ku synohej të konvertohej prona në një hotel, por gjykata vendosi në vitin 2016 se një shitje e tillë nuk lejohej.

Mbetet të shihet se si do të vazhdohet procesi gjyqësor pas vdekjes së murgeshës Holzman. /Telegrafi/