Klubi i basketbollit nga Theranda, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ish-lojtari dhe ish-anëtari i bordit të klubit, Arben Fondaj, ka ndërruar jetë.

Dita e sotme (e shtunë), 25 tetor, është dite zie për basketbollin e Kosovës.


Kjo pasi ka ndërruar jetë ish-lojtari dhe ish-anëtari i bordit të Golden Eagle Yllit, Arben Fondaj, i cili ishte edhe ish-anëtar i bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Arben Fondaj, i pari në të djathtë

Njoftimi i klubit

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Arben Fondajt, ish lojtarit, ish anëtarit të bordit të K.B. Golden Eagle Ylli dhe ish anëtar i bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Arbeni do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e klubit tonë dhe për dashurinë e sinqertë që kishte ndaj basketbollit dhe qytetit të Suharekës.

Ai ishte pjesë e familjes së Yllit në periudha të rëndësishme të historisë sonë, duke lënë pas kujtime të bukura, respekt dhe mirënjohje të përhershme.

Në emër të gjithë klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fondaj dhe të afërmit e tij.

U prehtë në paqe.

/Telegrafi/

telegrafi sport app