LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 80-vjeçar nga COVID-19, shkon në 35 numri i viktimave në Kosovë

Vdes një 80-vjeçar nga COVID-19, shkon në 35 numri i viktimave në Kosovë

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka vdekur edhe një person që ishte i infektuar nga coronavirusi, duke çuar në 35 numrin e viktimave nga COVID-19 në Kosovë.

Viktima është një 80-vjeçar me inicialet A.G. me vendbanim në Prishtinë.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Në njoftim thuhet se pacienti që ka ndërruar jetë, krahas diagnostikimit me Covid-19, vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese”.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet e Kosovës deri më tani kanë regjistruar 1,916 persona të prekur me sëmundjen, COVID-19, që shkakton Coronavirusi i ri.

Prej tyre, 973 persona janë shëruar, derisa 35 pacientë kanë vdekur.

Klinika Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka raportuar se  në këtë institucion janë të shtrirë 82 pacientë, prej tyre 72 të prekur me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori