Vdes boksieri legjendar, Muhammad Ali

Ka vdekur në moshën 74-vjeçare boksieri më i famshëm i botës, Muhammad Ali.
Pas një problemi të rëndë në frymëmarrje dhe një rënie në koma, ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në një spital, në Feniks, Arizona.
BBC raporton se boksieri vuante nga sëmundja e Parkinsonit.
Varrimi i tij do të bëhet, në qytetin e lindjes, në Louisville, Kentucky, ka bërë të ditur familja.
Emri i tij i plotë në lindje ka qenë Cassius Marcellus Clay Jr.

Nga
Telegrafi
04/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































