LAJMI I FUNDIT:

Vdes aktorja Shpresa Bërdëllima

Vdes aktorja Shpresa Bërdëllima

Në moshën 60-vjeçare, ka vdekur aktorja e njohur shqiptare, Shpresa Bërdëllima.

Bërdëllima ndërroi jetë në Belgjikë, ku jetonte prej vitesh, së bashku me familjen e saj. Ajo ka lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare, sidomos me rolet në filmat: “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), “Përtej mureve të gurta” (1979), “Era e ngrohtë e thellësive” (1982), “Kur hapen dyert e jetës” (1986), “Kur ndahesh nga shokët” (1986), “Të shoh në sy” (1986), “Mirela” (1988), “Flutura në kabinën time” (1988)…