LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të bie borë në Kosovë (Video)

Vazhdon të bie borë në Kosovë (Video)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës edhe për sot ka parashikuar mot me vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mbi 12m/s.


Ndryshe, edhe në vendet e rajonit ka pasur reshje shiu dhe bore. Në shumë pjesë të Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ka rënë borë. /Telegrafi/