Site icon Telegrafi

Vazhdon rrjedhja e të dhënave në Shqipëri, hakerat publikojnë listën e personave në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës

Faqja e hakerave “Homeland justice” ka publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës.

Në lista shfaqen emrat dhe të dhënat e personave në kërkim, një databazë kjo e policisë në dy qarqet e vendit. Euronews Albania e disponon listën me emra, po për arsye sigurie nuk e boton.

Që prej vitit 2021 autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike.

Lexo po ashtu Siguria kombëtare në Shqipëri në rrezik, hakerat publikojnë të dhënat personale të ish-dejtorit të Policisë Gledis Nano

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 202 që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS dhe nuk funksionoi në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Për këto sulme kibernetike, qeveria ka akuzuar Iranin dhe është marrë vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë se sulmet kibernetike kanë qenë shumë agresive, por dëmet janë të lehta. /Euronews Albania.

 

Exit mobile version