LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon i nxehti afrikan, temperaturat edhe sot do të jenë të larta

Vazhdon i nxehti afrikan, temperaturat edhe sot do të jenë të larta

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuajse e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik.

Kjo gjendje meteorologjik sipas IHK-së vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore.

Nga dita e enjte dhe premte po pritet ndryshim i situatës sinoptike, ku priten rënie të temperaturave më afër vlerave mesatare, derisa priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e diel sërish mund të kemi rritje të temperaturave, por jo sikur ditëve të shkuara.
Pluhuri saharian mbetet prezent në ajër, që herë herë do të jetë në koncetrime më të rritura, e që mund të shtyjë indeksin të kaloj në vlera mesatare. Indeksi i rrezeve UV do të jetë ende në vlera shumë të larta, e në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

Temperaturat sot do të sillen nga 20 deri në 36 gradë celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë.


Gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe kuptohet asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori