Real Madridi ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë Ferland Mendy ka pësuar një lëndim muskulor në bicepsin femoris të këmbës së djathtë.

Stafi mjekësor i klubit i ka kryer teste lojtarit francez, të cilat zbuluan natyrën e lëndimit. Real Madridi njoftoi se rikthimi i tij në fushë do të varet nga përparimi i rikuperimit, duke e përshkruar situatën si “në pritje të evolucionit”.


Si pasojë e këtij problemi fizik, Mendy me siguri do ta humbasë ndeshjen e kësaj fundjave në shtëpi kundër Elche në La Liga, si dhe udhëtimin drejt Manchesterit të martën e ardhshme.

Megjithatë, Alvaro Carreras mund të rikuperohet në kohë për ta ndihmuar Real Madridin të mbrojë avantazhin e ndeshjes së parë.

Mendy ka pasur vështirësi të vazhdueshme me lëndimet që nga transferimi i tij te Real Madridi në vitin 2019 dhe këtë sezon ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje.

Ai e nisi sezonin jashtë fushës për shkak të një problemi në kofshë, përpara se të pësonte edhe disa probleme të tjera muskulore që kanë kufizuar ndjeshëm aktivizimin e tij te Los Blancos./Telegrafi/

telegrafi sport app