Gazetarët e ''Dnevnik'',''Vest'' dhe ''Utrinski Vesnik'' vazhdojnë me grevën e tyre njëjavore, duke e shënuar me fërshëllime, parrula dhe marshim deri te parku i gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sindikata e gazetarëve vazhdon të kërkojë pagesën e mbetur nga Media Print Maqedonia (MPM). Ata kanë marrë sot mbështetje nga sindikatat e gazetarëve të Malit të Zi, Kroacisë dhe Serbisë.


Tamra Çaushidis nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve medial tha për 24Vesti se kanë strategji për çdo dtë greve deri sa të plotësohen kërkesat e tyre./Telegrafi/