Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e PSP-së “Shënjestra-Fortesa”, “Tarifa”, dhe për “Titanik 3”.
Në lëndën “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë ish komandanti i Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkoski, që janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladmiri Varellov nga DSK dhe pesë persona tjerë të Drejtorisë.
Sipas aktkauzës, përmes tri sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë përgjuar 4.286 numra që nuk iu është dhënë urdhër nga gjykata. Komunikimi është ndjekur para se të jepet urdhër se pas urdhrave të gjykatës të 1.541 numra apo 8.827 numra telefoni. Të përgjuar janë mbi 20 mijë qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seancë të re do të ketë edhe për rastin “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish drejtori gjeneral i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.
Në këtë lëndë bëhet fjalë për aktakuzë për furnizimin ilegal të sistemit softuer për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM, që kushton rreth katër milion euro. Sipas akuzave të PSP-së, të akuzuarit kanë keqpërdorur pozitën dhe procedurën për furnizimin publik.
Gjithashtu në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Titanik 3” ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Ata ngarkohen se si anëtarë të Komisionit komunal zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale kanë shkatërruar material zgjedhor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova