LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon festivali i Durrësit

Vazhdon festivali i Durrësit

Ceremonia festive, që deklaroi të hapur këtë eveniment ka nisur rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të shtunës e shoqëruar nga parakalimi i artisteve protagoniste, por edhe i te ftuarve, në tapetin e kuq, i shtruar në shkallet e hyrjes.

Pas kësaj kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili është njëkohësisht edhe president i Festivalit, gjeti mundësinë të falënderojë të gjithë organizatoret duke theksuar nder të tjera edhe vlerat, që ky “event” i filmit sjell për promovimin e Turizmit në Shqipëri.

"Ju siguroj për interesimin, vëmendjen e vazhdueshme dhe vlerësimin maksimal, timin dhe të Bashkisë së Durrësit ndaj vështirësive e përpjekjeve të mëdha për të mundësuar këtë festival", tha Dako në fjalën e tij.

Në këtë atmosfere, ka nisur edhe gara e performancave filmike, qe startoi me filmin "Koha e Kometës", një realizim shqiptaro-gjerman, me regji të Fatmir Kocit.


Pas tij është shfaqur filmi "Black horses" (Kuajt e zinj) me regji të Ljubisa Samardzic. Dje paradite në ambientet e pallatit të kulturës është zhvilluar konferenca e parë për shtyp, e cila ka pasur në qendër regjisorin e filmit "Koha e Kometës" Fatmir Koci, producentin dhe aktoret kryesore te tij, edhe përkundër filmave të tjerë. Filmi ka kushtuar 2.5 milion euro.

Te ftuarit

Në edicionin e tij të pare, që do të mbahet nga 23-31 gusht, në këtë festival janë ftuar disa emra të njohur të kinematografisë botërore. Kështu pritet që të merr pjesë aktori i njohur italian Mikele Placido, zv/presidentja e "Trieste Film Festival", Elena Giuffrida dhe regjisori çek Jiri Menzel. Listës së të ftuarve i është shtuar në momentet e fundit, emri i aktorit te njohur serb Rade Sherbexhija, i cili është në ekipin e filmit kroat "Mrekulli e vërtetë", si dhe aktori 63- vjeçar Iri Menzell, fitues i çmimit "Oscar" në moshën 28-vjeçare.

"Koha e Kometes" dhe Shqiperia e Princ Vidit

Filmi shqiptaro-gjerman "Koha e kometës" i regjisorit Fatmir Koci i vendos ngjarjet ne vitin 1914, kur në Shqipëri ishte instaluar Qeveria e Princit gjerman Vilhelm Vid. Protagonistit kryesor, Shestanit duke marre një leter nga ekstremistet myslimane i kërkohet të behet synet, por ai kundërshton. Myslimani Shestan dhe katër miqtë e tij fanatike kërkojnë te mbrojnë vendin e tyre me lufte.

16 filmat në garë për "Gladiatori i artë"
E ndërsa nata e pare ka prezantuar një produksion shqiptaro-gjerman dhe një tjetër serb, përgjatë ditëve të festivalit do të shfaqen edhe 14 filma të tjerë, mes të cilëve: prodhimi italo-francez "Life sentence"; filmi kroat "True miracle"; bashkëprodhimi i artisteve nga Shqipëria dhe Kosova "Secrets"; filmi "Installation of love", që vjen si bashkëpunim i artisteve nga Sllovenia dhe Gjermania; filmi grek "Correction"; ai estonez "Georg"; filmi çek "I served the King of England"; bashkëprodhimi anglo-iranian "Ahlam dreams"; filmi turk "White angel"; filmi norvegjez "Mirush"; bashkëpunimi boshnjako- kroat "Living and the dead" dhe filmi shqiptar "Mao Ce Dun".

Çmimet e festivalit:

Filmi me i mire artistik (Gladiatori i Arte)
Çmimi i Jurise
Filmi me i mire Shqiptar
Aktorja më e mirë
Aktori më i mirë
Çmimi i karrierës
/Telegrafi/Koha e jonë/