Në territorin e Komunës së Malishevës, krahas aktiviteteve tjera, në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), është duke vazhduar dezinsektimi i zonave endemike.
Kjo fushatë, është duke u bërë sot në fshatrat Marali dhe Gurishtë (ish Goriq), ndërsa fushatën e dezinsektimit, e kanë parë nga afër edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, me drejtorin e emergjencave Sajdi Paçarizi dhe drejtorin e shëndetësisë, Hajdin Berisha.
Kryetari Begaj, me drejtorët Berisha e Paçarizi, fillimisht janë takuar me përgjegjësit e kompanisë “Truly Nolen”, e cila është duke e kryer dezinfektimin, ku janë njoftuar me ecurinë e kësaj fushate.
Sipas përgjegjësve të kompanisë, dezinsektimi po ecën mirë dhe nuk kanë probleme gjatë spërkatjes, si në fushë, ashtu edhe në oborret dhe kopshtet e banorëve.
“Më pas, është biseduar me edhe banorët e Gurishtës, ku këta të fundit, i kanë falënderuar të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë fushatë të dezinsektimit kundër rriqrave, si bartës së virusit të EHKK”, thuhet në njoftimin e komunës.
“Ne ndihemi më të sigurt, në veçanti për fëmijët, të cilët gjatë ditës janë ekspozuar në fushë, duke luajtur apo duke i ruajtur bagëtitë”, thanë disa nga banorët e këtij fshati, referuar komunikatës së komunës.
“Jemi duke u munduar dhe jemi duke dhënë gjithçka nga ana jonë, në mënyrë që të mos kemi raste të infektimit, apo të vdekjeve nga ethet hemorragjike. Nëse arrijmë që edhe në vitin e tretë radhazi, të mos kemi raste të vdekjeve, është një sukses i jashtëzakonshëm, për të gjithë ne dhe për të gjithë ata që janë angazhuar në për luftimin dhe parandalimin e këtij virusi”, tha Begaj.
Po ashtu gjatë ditës së sotme është duke u vazhduar me ligjëratat vetëdijesuese me nxënësit e shkollave të komunës së Malishevës, për rrezikun nga pickimi i rriqrave dhe masat parandaluese, për të mos ardhur në kontakt me rriqrat, apo edhe pas pickimit, për mënyrën e trajtimit.
Ligjëratat janë duke i mbajtur stafi i QKMF të Malishevës, të përkrahur edhe IKSHP dhe IRSHP në Prizren.
Në të njëjtën kohë, po vazhdon edhe cikli i dytë i repelimit të kafshëve, po ashtu njëra prej masave më efektive për të parandaluar kontaktin me rriqra dhe ndërprerjen e ciklit të rriqrave. Repelimi i kafshëve, sot është duke u kryer në fshatrat Dragobil, Marali dhe Astrazup.
Sa i përket situatës epidemiologjike, sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, “pavarësisht rasteve të thumbimeve nga rriqrat, deri më tani, nuk ka raste të infektimit me EHKK”.
Berisha po ashtu tha “gjatë vitit të kaluar, falë masave të ndërmarra, ngritjes së vetëdijes dhe kujdesit të shtuar nga vet qytetarët, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me EHKK, ndërsa në dy vitet e fundit, po ashtu nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me EHKK, në territorin e Komunës së Malishevës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës