LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon bombardimi i Rripit të Gazës, “kupola e hekurt” e Izraelit shkrep mbi 30.000 raketa

Vazhdon bombardimi i Rripit të Gazës, “kupola e hekurt” e Izraelit shkrep mbi 30.000 raketa

Dhuna në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e gjashtë. Aeroplanët luftarakë të Izraelit sërish kanë sulmuar militantët e Hamasit në Gazë, kurse ata u janë kundërpërgjigjur duke shkrepur raketa në drejtim të Izraelit – derisa bashkësia ndërkombëtare dhe diplomatët po mundohen të gjejnë një mënyrë për t’i dhënë fund dhunës.

“Të hënë rreth orës 6:03, Hamasi ka shkrepur raketa mbi civilët izraelitë në Jerusalem. Mbrëmë kemi shkatërruar raketahedhësin me të cilin Hamasi lansonte raketat. Ata po qëllojnë mbi civilë, e ne po i qëllojmë militantët”, ka shkruar ushtria izraelite në Twitter, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se mbi 30.000 raketa Tamir janë shkrepur nga sistemi mbrojtës i Izraelit – “Kupola e hekurt”.


Madje ushtria izraelite ka publikuar pamje të zjarrit që ka shpërthyer në qytetin Ashdod në jug të Izraelit – pas sulmeve me raketa nga ana e militantëve palestinezë.

“Kjo nuk do të kalojë pa përgjigje të duhur”, ka shkruar sërish ministria izraelite e Mbrojtjes.

E nga qindra raketa që janë shkrepur nga Hamasi në drejtim të qyteteve izraelite, gjysma prej tyre janë shkatërruar në ajër nga sistemi kundërajror i Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

Amerika
Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Evropa
Arabia Saudite e konfirmon se nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041

Arabia Saudite e konfirmon se nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041

Botë
Shtetasit kinezë të kapur shpjegojnë se si përfunduan duke luftuar kundër Ukrainës: Kam humbur punën time gjatë COVID-19

Shtetasit kinezë të kapur shpjegojnë se si përfunduan duke luftuar kundër Ukrainës: Kam humbur punën time gjatë COVID-19

Evropa
Po pastronte rrënojat, buldozeri shtyp punonjësin në Britani – shpëton mrekullisht e kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Po pastronte rrënojat, buldozeri shtyp punonjësin në Britani – shpëton mrekullisht e kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Evropa
Trump thotë se lufta në Ukrainë 'nuk do të kishte ndodhur kurrë', nëse zgjedhjet e vitit 2020 nuk do të ishin 'të manipuluara'

Trump thotë se lufta në Ukrainë 'nuk do të kishte ndodhur kurrë', nëse zgjedhjet e vitit 2020 nuk do të ishin 'të manipuluara'

Evropa
Kalo në kategori