LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon beteja me zjarret në Bjeshkët e Rugovës

Vazhdon beteja me zjarret në Bjeshkët e Rugovës

Kosova është duke vazhduar të përballet me shpërthimin e zjarrit nëpër vatra të ndryshme, e ku situata më serioze vazhdon të jetë në bjeshkët e Rugovës.

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi për media thotë se, me të gjithë mekanizmat e saj, tash e shtatë ditë po vazhdon të ballafaqohet me situatën e zjarreve të krijuara si pasojë e temperaturave të larta, ku aktualisht po përballet me zjarrin në Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna në Shtupeq të komunës së Pejës.

“Në këtë incident janë të angazhuara me kapacitete të plota të gjitha Institucionet përgjegjëse, të cilat po koordinohen nga Qendra Operative e MPB-së. Në shuarjen e zjarreve janë të angazhuara: Ekipet e Zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjesëtarët e FSK-së, Autoritetet e Parkut dhe Ndërmarrjet Publike. Po ashtu për ndihmë në shuarjen e zjarreve nga ajri është angazhuar edhe KFOR-i”, thuhet në njoftim.


Më tej në njoftim thuhet se, me këtë rast gjatë këtyre ditëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar disa vatra të zjarrit, në veçanti atë të Shtupeqit, për të parë nga afër zhvillimet në terren dhe për të ofruar mbështetje për forcat të cilat po merren me luftimin e zjarrit tash e disa ditë.

“Si rezultat i përkushtimit të drejtpërdrejtë në menaxhimin sa më të mirë të situatës së zjarreve në terren edhe anëtarët e kabinetit të MPB-së, kanë vizituar disa vatra zjarri si ato në Shtupeq, Mushtisht, Sallagrazhdë, si dhe në disa lokacione tjera”, vijon komunikata.

Ministria e Punëve të Brendshme, ju bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes që të mos jenë shkaktarë të ndezjeve të zjarreve.

“Ministria e Punëve të Brendshme është falënderuese për ekipet e zjarrfikësve që janë duke bërë maksimumin dhe gjitha ekipet tjera mbështetëse që kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve”.

Ndryshe, zjarrfikësit e Gjilanit kanë shuar zjarrin fushor në fshatin Pogragjë, i cili ishte përhapur në hapësirë prej 20 hektarësh.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka përgëzuar zjarrfikësit angazhimin e jashtëzakonshëm, të cilët, përkundër numri të pamjaftueshëm, po e bëjnë maksimumin në shuarjen e zjarreve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita e dytë e qëndrimit në Kosovë, Thaçit i shkojnë për vizitë vëllezërit e tij

Dita e dytë e qëndrimit në Kosovë, Thaçit i shkojnë për vizitë vëllezërit e tij

Lajme
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Lajme
Qorolli i reagon LDK-së: Nëse s’dini me i fitu zgjedhjet, me çfarë legjitimiteti mendoni me qeverisë?

Qorolli i reagon LDK-së: Nëse s’dini me i fitu zgjedhjet, me çfarë legjitimiteti mendoni me qeverisë?

Lajme
Vrasje në tentativë në Podujevë, gjashtë të dyshuar e sulmuan fizikisht dhe me thikë një person

Vrasje në tentativë në Podujevë, gjashtë të dyshuar e sulmuan fizikisht dhe me thikë një person

Kronika e Zezë
Anëtari i grupit DNK, Vlladimir Bllazhev-Panço është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën

Anëtari i grupit DNK, Vlladimir Bllazhev-Panço është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën

Lajme
Burrë e grua rrihen mes vete në Istog, të dy pësojnë lëndime e djali sulmon babanë në Prishtinë – disa raste të dhunës në familje

Burrë e grua rrihen mes vete në Istog, të dy pësojnë lëndime e djali sulmon babanë në Prishtinë – disa raste të dhunës në familje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori