LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon ‘beteja’ ligjore mes Ronaldos dhe Juventusit, portugezi kërkon pagat e papaguara

Vazhdon ‘beteja’ ligjore mes Ronaldos dhe Juventusit, portugezi kërkon pagat e papaguara

Cristiano Ronaldo ka vazhduar betejën e tij ligjore me ish-klubin Juventus mbi pagat e papaguara në vlerë prej 19.5 milionë eurosh dhe një vendim i gjykatës pritet në fund të muajit prill.

Kjo mosmarrëveshje mes palëve ka vazhduar që prej largimit të yllit portugez nga Italia për tu rikthyer tek Manchester United në gusht të 2021, me ish-fituesin e Topit të Artë që po insiston se Juventusi i detyrohen rreth 19.5 milionë euro.

Juventusi në anën tjetër ka pohuar se ai kishte nënshkruar për të hequr dorë nga paratë e mbetura pas transferimit tek Manchester United, një situatë e cila u tejkalua me shpejtësi në ditën e fundit të afatit kalimtar.


Ronaldo e kishte çuar çështjen në arbitrazh në qershor të 2023 dhe Calcio e Finanza ka inspektuar dokumentin i cili  ka konfirmuar se do të ketë një tjetër seancë gjyqësore më datë 5 shkurt.

Gjykata e Arbitrazhit Collegio pritet që të jap verdiktin e saj më datën 22 prill sa i përket kësaj çështjeje.

Solskjaer pyetet se a është Ronaldo apo Messi më i miri i të gjitha kohërave - norvegjezi zgjedh tjetër legjendë
Lexo po ashtu Solskjaer pyetet se a është Ronaldo apo Messi më i miri i të gjitha kohërave - norvegjezi zgjedh tjetër legjendë

Avokatët e Juventusit kanë insistuar se klubi i konsideron si të pabaza kërkesat e Ronaldos dhe se ata janë aq të sigurt sa nuk janë lënë mënjanë fonde shtesë në rast se humbin çështjen.

Ronaldo është ende duke luajtur dhe e ka bërë kalimin tek Al Nassr në Ligën Saudite si lojtar i lirë në janar të vitit të kaluar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori