Pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve tashmë kanë dal në terren, për të mundësuar qarkullimin e lirë të veturave.

Magjistralja Prishtinë-Pejë, duket të jetë e kalueshme, edhe pse reshjet e borës po vazhdojnë me një intensitet të lartë.


85252044 508685536698972 2814978796237619200 n

Siç shihet edhe në fotografitë që kanë ardhur në adresë të Telegrafit, ekipet e pastrimit janë tashmë duke u përkujdesur që kjo magjistrale të jetë e kalueshme.

Megjithatë, vozitësit duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë kalimit nëpër rrugë, pasi reshjet e borës po vazhdojnë të bien.

Reshjet e borës kanë filluar edhe në Prishtinë rreth orës 10:00 të mëngjesit, me një intensitet të lartë dhe po vazhdojnë të bien.

88092228 207476520630311 8034626596579049472 n

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ishte bërë e ditur se sot do të ketë reshje bore në viset kodrinore-malore, ndërsa në viset e ulëta borë me shi. /Telegrafi/