Vazhdojnë punimet për ndërtimin e kanalizimit në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri
Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.
Idrizi ka thënë se ky projekt ka një rëndësi të jashtëzakonshme për përmirësimin e infrastrukturës urbane.
“Ky projekt ka një rëndësi të jashtëzakonshme për përmirësimin e infrastrukturës urbane, duke garantuar një menaxhim më efikas të ujërave të ndotura dhe atmosferikë, si dhe për të parandaluar përmbytjet gjatë periudhave me reshje”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























