LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë me protesta pensionistët në Tetovë, kërkojnë rritjen e pensioneve

Vazhdojnë me protesta pensionistët në Tetovë, kërkojnë rritjen e pensioneve

Pensionistët e Tetovës sërish bllokuan hyrjen e Tetovës. Ata thonë se nuk heqin dorë nga kërkesa për rritjen e pensioneve nga 3.500 deri në 5.000 denarë dhe pensioni minimal të jetë 20 mijë denarë.

“Ne kërkojmë nga 3500-5000 denarë rritje lineare, për të gjithë pensionistët njësoj dhe kërkojmë që pensioni minimal të jete 20000 denarë. Nuk kanë pasur reagim pas protestave dhe kjo është dhimbja më e madhe e jona, mos ketë as një reagim. Ne do vazhdojmë deri në realizim e kërkesave tona.

“Fillimisht dua t’i përshëndes edhe ministren edhe kryeministrin dhe presidentin e vendit, të mendojnë pak dhe të dalin që ta shohin këtë popull, t’i shohin pensionistët. Para kanë, le të mos na gënjejnë, le të ulen dhe t’i zgjedhin problemet e pensionistëve. Me siguri dëgjimin e kanë shumë të dobët, por ne do të vazhdojmë edhe më tej, do të shkojmë edhe në Shkup. Do e bllokojmë të gjithë Shkupin.”


“Kryeministri Kovaçeski thotë se këtu kemi çmimet më të ulëta në Evropë. Po, kemi, por a e dini ku? Në bufenë e Qeverisë. Aty hanë mëngjes, drekë dhe darkë për 250 denarë. Për ata, jo për ne. Kështu që, Kovaçevski ta shikojë këtë popull, që po qëndron në rrugë, i uritur, i mjerë, a e meritojmë ne këtë. Prandaj kërkojmë dorëheqjen e Stankës dhe Trençevskës. Kërkojmë dorëheqje. “

Ndërkaq nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk lëvizin nga qëndrimet. Nga atje thonë se nuk do të ndërmarrin asnjë hap që të do rrezikojë stabilitetin e Fondit Pensional dhe ardhmërinë e pensionistëve. Ndryshe në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 330.000 pensionistë, mbi 97.000, kanë pensione deri në 13.000 denarë./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori