Bardhyl Idrizi - Bardhi mori vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 3.

Ai u përfol jashtëzakonisht shumë për lojën brenda, lidhjen që krijoi e po ashtu edhe për raportin me menaxherin e tij, Jetmir Agajn.


Duket se me këtë të fundit problemet kanë vazhduar edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Screenshot 1 46 Foto: Screenshot/Instagram

U tha se këngëtarit nga Kumanova ia ka mbyllur rrjetet sociale dhe se më nuk e ka në menaxhim.

U kuptua gjithashtu që të njëjtit i janë anuluar koncertet nga vetë menaxheri.

Në një postim që ka shpërndarë Sara në InstaStory bëhet e ditur një gjë e tillë.

Partnerja e tij, Sara Gjordeni në anën tjetër falënderoi të gjithë për përkrahjen që po merr në rrjete sociale. /Telegrafi/

Screenshot 2 41 Foto: Screenshot/Instagram