Portali ''Faktor'' bën të ditur se shtatë të punësuar të gazetës ''Vest'' do të duhet të largohen nga puna, si tepricë teknologjike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

''Media Print Makedonija'', nën mbulimin e së cilës janë gazetat ditore ''Dnevnik'', ''Vest'' dhe ''Utrinski Vesnik'', tashmë u ka ofruar punëtorëve që të paraqiten vullnetarisht të largohen, ose kompania do ta bëjë përzgjedhjen e punëtorëve të cilët do të shkarkohen nga puna.


Gjithnjë sipas ''Faktor'', afaristi Orce Kamçev, e ka blerë portalin sportiv ''Sportmedia'', por me kushte që dy gazetarët, Goran Antevski dhe Tanja Jovanovska, të largohen nga ky portal.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që një numër gazetarësh largohen nga puna. Më herët, një largim nga puna ndodhi në Tv Telma, që shkaktoi disa reagime./Telegrafi/