LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë kontrollet në trafik, 192 gjoba vetëm në Shkup

Vazhdojnë kontrollet në trafik, 192 gjoba vetëm në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 192 gjoba për shkelje të rregullave në trafik dhen atë: 37 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 20 gjoba për përdorim të telefonit, 6 për kalim në të kuqe në semafor, 8 për tejkalim të parregullt, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 64 për parkim të parregullt.