Vazhdojnë aksionet kundër keqpërdoruesve të energjisë elektrike, KEDS çdo vit ngrit rreth pesë mijë kallëzime penale
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se është duke vazhduar luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike.
Përmes një komunikate për medie, nga KEDS kanë thënë se së fundmi disa nga aksionet e tyre në Deçan të Pejës, Krajkë të Prizrenit e Bardhosh të Prishtinës, disa konsumatorë janë zënë në flagrancë duke keqpërdorur shërbimet e energjisë.
KEDS thotë se rastet që procedohen në gjykatë, rrezikojnë të dënohen deri në tri vite burg.
“Me qëllim të vendosjes së rendit dhe rregullit, të eliminimit të humbjeve dhe ofrimit të shërbimeve sa më kualitative, KEDS po vazhdon luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike. Ky mision po realizohet me ekipet në terren të cilët janë të pakompromis ndaj çdo konsumatori që e keqpërdor atë. Identifikimi i tyre po bëhet lehtësisht përmes sistemit të sofistikuar e të integruar në stabilimentet energjetike.
Deçani i Pejës, Krajka e Prizrenit e Bardhoshi i Prishtinës, ishin vetëm disa nga lokacionet ku KEDS ndërmori aksione së fundmi kundër keqpërdoruesve të energjisë elektrike, ku disa konsumatorë u zunë në flagrancë duke keqpërdorur shërbimet e energjisë”, thuhet në komunikatë.
Përveç që është krizë për energji elektrike në Kosovë, sipas KEDS-it, konsumatorët që shfrytëzojnë ilegalisht shërbimet e energjisë edhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.
“Përkundër krizës me të cilën po përballet vendi, një pjesë e konsumatorëve po vazhdojnë që ilegalisht të shfrytëzojnë shërbime të energjisë, duke rrezikuar jo vetëm sistemin energjetik, por edhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve. Shfrytëzimi i pakontrolluar i energjisë elektrike, përpos që po shkakton mbingarkesa në rrjet, po rrezikon edhe komplet infrastrukturën energjetike”, thuhet në komunikatë.
Ata thonë se, “Kjo ka bërë që KEDS të intensifikojë edhe më shumë aksionet duke organizuar kontrolle të shumta te konsumatorët e dyshuar për keqpërdorim. Ndaj tyre, përpos që po shqiptohen gjoba, por procedohen edhe për gjykatë, ku sipas ligjit në fuqi, nga kjo vepër ata rrezikojnë të dënohen deri në tre vite burg”.
“Për çdo vit, KEDS ngrit rreth pesë mijë kallëzime penale ndaj atyre që shfrytëzojnë ilegalisht shërbimet e energjisë elektrike. KEDS apelon te konsumatorët që në asnjë rrethanë të mos keqpërdorin energjinë elektrike dhe në rast se hasin në raste të tilla, të shfrytëzojnë kanalet e komunikimit përmes Qendrës së Thirrjes në 0800 791 00 apo duke na shënuar në rrjetet sociale, ku secili rast do të trajtohet me konfindencialitet të plotë. KEDS nuk do të ndalet me këto aksione deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos