LAJMI I FUNDIT:

​Vazhdim i rehabilitimit të puseve në fshatin Vragoli

​Vazhdim i rehabilitimit të puseve në fshatin Vragoli

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ”, ka njoftuar për punime teknike, konkretisht vazhdimin e punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

Si shkak i këtij rehabilitimi, duke filluar nga dita e nesërme dhe deri më 20 dhjetor, ndërprerje uji do të kenë Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.


Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU”Prishtina” sh.a.