Dhjetëra vende, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 . Kjo ka ndodhur pas raporteve se disa njerëz pasi kanë marrë dozën e vaksinën kanë patur mpiksje gjaku.
Kjo ngjarje ka shkaktuar mjaft debat dhe ka ngritur një sërë diskutimesh në ekspertë të njohur të fushës së mjekësisë. Ky diskutim është zhvendosur dhe mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora ku të ftuar ishin epidemiologu, Ilir Alimehmeti , eksperti i shëndetit publik në Londër, Laidon Shapo, virologu, Arban Domi , mjeku shqiptar në Gjermani, Drilon Çupi gjithashtu dhe eksperti i shëndetit publik në Tiranë, Indrit Seferi.
Alimehmeti tha se shifrat e personave që kanë pësuar mpikje gjaku pasi kanë marrë vaksinën AstraZeneca janë të njëjta me ato të vaksinës Pfizer. Sa i përket procesit të vaksinimit në Shqipëri Alimehmeti thotë se duhet të vazhdojë.
“Shifrat janë të njëjta me Pffizerin të trombozës. Kur unë shoh të dhënat këtu janë 23 raste tromboza te Pfizer dhe 27 raste te Astrazenica dhe për Pfizerin ky diskutim nuk u bë. Në mëenyrë apsolute po që duhet të vazhojë vaksinimi. Këto evente tombotike janë të rralla. Po të bëjmë raportin çfarë shohim dhe çfarë ne prisnim të shikonim në këtë popullat shikojmë një raport në bërje të vaksinës.
Nëse ne bejme pauz për këta njerëz që mos bëjnë vaksinën, ata do të jenë nën rrizkun e vaksinës. Nuk është e rekomandueshme që të bësh vaksinën kur e ke kaluar kaq afër COVID-19. I njëjti entirregullator i Italisë që e bllokoi Astrazenikën, e njëjta Ajfa nxori entirrregullator që po ke 6 muaj që e ke kaluar COVID-19 nuk do e bësh vaksinën edhe po të kalojnë 6 muaj do të bësh vetëm një dozë”- thotë ai.
Virologu Arben Domi rrëfen se vaksina AstraZenica ka kaluar të gjitha fazat dhe ka dhënë rezultate pozitive dhe sa i përket pezullimit të kësaj vaksine nuk ka asgjë të keqe pasi është diçka normale kur vërehen probleme të cilat kanë nevojë për një investigim.
“Vaksina duhet bërë dhe nuk ka asgjë të keqe që të bëhet një pezullim disa ditor se Shqipëria si çdo shtet tjetër e ka për detyrim që ta marre seriozisht çdo evendimet që ndodh. Medikamentet bëhen testimet para klinike, testimet klinike e parë, e dytë dhe e tretë dhe pastaj vazhdojnë kur del në treg është dhe ajo që quhet faza e katërt ndjekëse. Për momentin Astrazenica i ka kaluar plotësisht të tre fazat e para dhe ka dhënë rezultate po aq pozitive në fazën e katër ndjekëse.
Por, është detyrim i çdo institucioni rregullator që në çdo moment që ka një eveniment të papritur të papritur të palidhur me indikacionet e vaksinës minimuni dueht të investigohet. Një element i rëndësishëm që i bën rregullatorët dhe ato shtetet që e kanë anuluar kanë qenë ematomat të cilat janë të ndryshme. Në rastin e ematomave të vërejtura te këta persona nuk janë të formave të zakonshme dhe kjo ka lindur dyshimin që dueht të investigohet. Pra, nuk janë ematoma të shkaktuara nga elementë apo fenomene që ndodhin normalisht në organizëm. Është e vërtetë numrat në total nuk janë më të lartë sesa ndodhin në popullsi çdo vit. Elementi është fenomeni, shkaku që ka nxitur këto ematoma nuk është verifikuar. Për mendimin tim nuk ka asgjë të keqe që të ndërpritet derisa të investigohet”– thotë Domi.
Eskperti i Shëndetit Publik Indrit Seferi kërkon që të gjithë këtë situatë Shqipëria duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të siguruar sa më shumë doza të vaksinës. Sipas Seferit duke marrë parasysh numrin e ulët të pacientëve që kanë pësuar trompozë procesi i vaksinimit në vendin tonë duhet të vazhdojë.
“Janë shumë variabla që merren në konsideratë por ajo që është më e rëndësishme është për të parë në numrat makro sa fitojmë dhe humbasin në këtë strategji. Në Shqipëri e nevojshëm është të kemi një numër të lartë vaksinash. Aspekti i dytë që është shumë i rëndësishëm është aspekti që në këtë moment kur vendet e tjera të rajonit apo Bashkimit Europian po hezitojnë për shkak të kësaj situate, unë mendoj se Shqipëria duhet të bëjë një strategji një lojë shahu që në këtë moment që vendet e tjera e refuzojnë të tërheqë sa më shumë vaksina.
Më parë diskutonim për vështirësitë për thithjen e vaksinave për popullatën shqiptare. Jemi në një situatë kur çdo vend është duke parë popullatën e vet, të sigurojë shëndetin e popullatës së vet pavarësisht aspekteve solidare që ndodhin në aspektin global. Shqipëria duke qenë një vend i vogël në këtë moment duke parë dhe risqet dhe benefitet duke parë edhe numrat që janë të vogla në aspektin e këtyre eventeve trombotike në këto pacientë duhet të vazhdojë. Shqipëria nuk ka lluksin të presë“- thotë Seferi.
Gjatë diskutimit në studio u ngrit dhe një shqetësim tjetër mbi riinfektimin e popullatës dhe kësaj here nga varianti i ri i COVID-19 ai i Afrikës së Jugut i cili sipas Laidon Shapos dhe Domit rezulton të jetë më i “egër dhe tinëzar”
“Nga sa mund të analizoj situatën varianti britanik nuk përbën një problem por varianti i Afrikës së Jugut në mos ka hyrë është afër hyrjes në Shqipëri” – thotë Domi./OraNews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës