LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: RMV dhe Shqipëria kanë bërë progres të mjaftueshëm për çeljen e negociatave

Varhelyi: RMV dhe Shqipëria kanë bërë progres të mjaftueshëm për çeljen e negociatave
epa07994871 European Commissioner-designate in charge of neighborhood and enlargement policy, Oliver Varhelyi from Hungary during his hearing before the European Parliament in Brussels, Belgium, 14 November 2019. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi është optimist se raportet që javën e ardhshme do t’i publikojë Komisioni Evropian do të konstatojnë progres të mjaftueshëm në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapje të negociatave për anëtarësim.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov tha se shtetet e rajonit mbeten të angazhuara në tejkalimin e dallimeve dhe realizimin e të gjitha reformave të nevojshme për anëtarësim në BE.


“Përgjatë dy takimeve në Këshillin e Përgjithshëm po punojmë me të gjitha shtetet anëtare, paralelisht me raportet që do të publikohen javën e ardhshme. Ashtu që në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian nuk do të flasim vetëm për metodologjinë, por edhe për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ky është plani i presidencës kroate. Mendoj se progresi duhet të konsiderohet si i mjaftueshëm, por nuk dua të parashikoj konkluzionet e raporteve – deklaroi Oliver Varhelyi, komisioneri evropian për Zgjerim.

“Kemi akoma disa dallime në rajon, punojmë në to dhe duam t’i zgjidhim. Por ajo që i unifikon të gjitha partitë politike në rajon është dëshira për të ardhme të përbashkët evropiane. Mendoj se ka atmosferë uniteti në këtë mision të rëndësishëm historik që kemi, të investojmë në reforma, në marrëdhënie bilaterale dhe ta afrojmë rajonin me BE-në – tha Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.

Këto komente u bënë pas takimit në Pragë të ministrave të Jashtëm nga rajoni dhe Grupi i Vishegradit. Në takim u nënvizua se integrimi i Ballkanit Perëndimor është në interes gjeostrategjik të BE-së dhe se BE-ja nuk do të jetë asnjëherë plotësisht unike, progresive e stabile pa Ballkanin Perëndimor.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori