Varfëri,pa shtëpi, pa kushte elementare për jetesë, sëmundje dhe stres, problemet të cilat e rëndojnë edhe më tepër këtë dimër të ftohtë dhe me dëborë, gjendjen e familjes tetëanëtarëshe Ismailovski nga fshati Peshtallovë e Komunës së Dollnenit.
“S’kam as për fëmijët as për ushqim, as për veshje. Më duhen financa”, thotë Dashurije Ismailovska.
Me këto fjalë, ajo, na priti në dhomën e saj, e cila nga kushtet e vëshira dhe dyshemeja me lagështi, kundërmon aromë e rëndë. Merso dhe Dashurie Ismailovski dhe gjashtë fëmijët e tyre, 18, 16, 15,13, 11 dhe 5 vjeçarë jetojnë me vite të tëra në varfëri, ndërsa ekzistencën e sigurojnë nga puna me duhan dhe nga ndihmat e bamirësve, madje nuk marrin as ndihmë sociale. Dashurija e cila flet si nënë me zemër të thyer, por luftërare për të siguruar ekzistencëne fëmijëve, tregon se çdo ditë e kalojnë në mungesë të ushqimit, veshjeve dhe të ngrohtit. Shtëpia në të cilën jetojnë e ndan burri bashkë me vëllezërit. Për të marrë më shumë hapësirë, Dashuria dhe burri i saj Merso duhet të paguajnë para, raporton TV Shenja.
“Shtëpia nuk është e jona, këtë shtëpi e kanë tre vëllezër, ne i kemi vetëm dy dhona, por nëse nuk i paguajmë ata dy dhoma ne mbetemi vetëm në këtë ku jemi tash siç e shihni. Na kërkojnë pesë mijë euro, nëse ia paguaj kunatit tim unë të dy dhomat atëherë mbeten të miat, unë nuk kam mundësi me se ti paguaj dhe nuk kam mundësi t’i gjejë ata pare”, thotë zonja Ismailovska.
Dashurija tregon se nuk kanë as banjo për të larë e pastruar fëmijët e saj. Ajo dhe burri i saj nuk mund tu sigurojnë ushqim fëmijëve për në shkollë, por edhe kur kthehen nga shkolla.
Ndërsa,varfërinë e kësaj familje e shoqëron një e keqe edhe më e madhe. Gjendja e vështirë shëndetësore e vajzës 18-vjeçare, e cila rreth një muaj më parë është operuar nga boshti kurrizor në Turqi, por që pas operacionit, gjendja e saj është vështirësuar edhe më tepër. Kjo situatë e ka larguar pak Dashurijen nga pesë fëmijët e tjerë.
“U operua, krejt ishte në rregull, por tash është në gjendje shumë të rëndë dhe skam mundësi të bëjë asgjë më tepër. Ajo është në Stamboll në spital. Pas operacionit ra në gjendje shumë të rëndë, i ka ndaluar zemra, dhe tash nuk është gjendja mirë shkaku zemrës që nuk i punon dhe ndodhet në rrezik. Kam ardhur në shtëpi shkaku i fëmijëve që qajnë, që kërkojnë prej meje, kam ardhur me ndihmën e njerëzve, kam nxjerrë biletën dhe kam ardhur deri në shtëpi, kam ardhur ti rregulloj pak fëmijët, dhe të shkoj prap te vajza”, qan hallin e saj, zonja Ismailovska.
Por, mungesa e Dashurijes në shtëpi ka vështirësuar gjendjen e fëmijëve. Ata për tre ditë kanë qëndruar vetëm në shtëpi pasi edhe babi i tyre është dashur të qëndrojë në Stamboll pas keqësimit të gjendjes shëndetësore të vajzës së sëmurë. Më së tepërmi ka pësuar vajza e vogël, të cilën e kanë gjetur me sy të djegur.
“Nuk e di si është bërë puna, isha në Stamboll te vajza, kur u ktheva dje e pash vajzën se e ka syrin kështu, i pyeta fëmijët nuk e dinë, fëmijët si fëmijë, kur do të rrijnë vetë pa i shikuar asnjë t’i shohë në derë se çfarë gjendje kanë dhe a kanë nevojë për diçka. Asnjë nuk ka trokitur në derë t’i pyese duhet diçka, a kanë të hanë, të pijnë a kanë flejtë. Ata e dinë si kanë kaluar këto ditë deri sa nuk kamë qenë aty”, thotë Dashurije Ismailovska.
Ajo, javën e ardhshme do të kthehet përsëri tek vajza në Stamboll. Ndërsa, fëmijët përsëri do të mbesin vetëm.
“Por e kam një lutje tek të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptar, ata që duan të ndihmojnë sa kanë mundësi aq. Tash për tash më duhet ndihmë financiare, për shkak se nuk e kam mirë gjendjen e vajzës, e dyta është për fëmijët që nuk kanë ushqim për të ngrënë për të pirë”, thotë zonja Ismailovska.
Dashurija dhe Merso vazhdimisht falënderonin dhe uronin të gjithë ata që me vite u kanë zgjatur dorën deri më tani. Vështirësitë e tyre vazhdojnë. Ndërsa, ne shpresojmë se një ditë sa më të afërt, këtë familje do ta gjejmë të bashkuar edhe me vajzën e madhe dhe në një shtëpi të ngrohtë dhe me kushte normale për të jetuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri