Barcelona nesër do të mundohet të vazhdojnë serinë pa humbje në kuadër të La Ligas.

Katalunasit do të jenë mysafirë të skuadrës së Leganesit, e cila zë pozitën e 14 të ligës elitare spanjolle.


Para takimit ka folur trajneri i Ernest Valverde, i cili ka pohuar se ka gjasa që mos të luajë Lionel Messi dhe Luis Suarez.

"Ne erdhëm nga një lojë e së shtunës, patëm kohë për të pushuar dhe nuk duam të mendojmë më tej. Do të shohim deri nesër", ka pohuar spanjolli në pyetjen e gazetarëve rreth aktivizimit të dy yjeve.

14965124673533

Ai më tutje ka folur edhe rreth titullit të kampionit dhe largimit nga ky objektiv i Real Madridit.

"Unë nuk e përjashtoj askënd, derisa matematika thotë ndryshe", tha trajneri në një konferencë për shtyp për mediat.

Barcelona aktualisht zë pozitën e parë të renditjes tabelore me 65 pikë, përkatësisht ka 14 më tepër se madrilenët. /Telegrafi/

telegrafi sport app