Vallëzim interesant në shenjë proteste në parlamentin e Zelandës së Re

Deputetët e partisë Maori, me një vallëzim ritual ndërprenë një seancë në parlamentin e Zelandës së Re.
Deputetët e “Te Pati Maori” kryen në sallë një vallëzim tradicional Maori - Haka.
Kështu ata protestuan kundër projektligjit për rishikimin e Traktatit historik të Waitangi.
Ky Traktat, i nënshkruar 184 vjet më parë midis krerëve Maori dhe Kurorës Britanike, është themeli i të drejtave të këtij komuniteti dhe marrëdhënies së tyre me shtetin.
Ligji i ri mund të kufizojë këto të drejta, gjë që ka shkaktuar një zemërim të thellë mes Maorive.
Pavarësisht protestës së deputetëve, projekti i ligjit kaloi leximin e parë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/11/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































